DENONCIMI/Në radarët e shpejtësisë së policisë falsifikohen të dhënat
Përmes një komenti në rrjetet sociale, Goxhaj bën të ditur se punonjësit e policisë rrugore ndërhyjnë në të dhënat e radarëve duke shënuar, shtuar e modifikuar të dhëna të ndryshme nga ato që radari kap duke konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 186/a Kodit Penal “Falsifikim Kompjuterik”.Postimi i Av Altin Goxhaj
Sot Studio Ligjore Aga & Goxhaj Laë Firm (Avokati Altin Goxhaj dhe Avokati Erald Aga) nis betejën ligjore me policinë e rrugore në lidhje me RADARËT E SHPEJTËSISË ku do të vërtetojmë që janë jashtë parametrave të përcaktuar nga ligji si edhe që punonjësit e policisë rrugore ndërhyjnë në të dhënat e radarëve duke shënuar, shtuar e modifikuar të dhëna të ndryshme nga ato që radari kap duke konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 186/a Kodit Penal “Falsifikim Kompjuterik”.
— Do të hedhim në erë të gjithë sistemin e radarëve të shpejtësisë dhe gjobëvënies në formë banditeske të policisë rrugore ndaj çdo qytetari i cili ska as kohë e as nerva për t’iu kundërvënë shtetit dhe qeverisë, por ne si studio ligjore i kemi me qejf të madh këto gjyqe. ????
— Komisioni i Policisë Vlorë (OASH Vlorë), punonjës policie rrugore që shkelni ligjin dhe manipuloni të dhënat bëhuni gati të përgjigjeni para ligjit.
https://www.facebook.com/altingoxhaj.al/videos/2068923980062143/

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



