E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncoi abuzimet në Durrës, e shkarkojnë nga deryra e  nënkryetarit
Lajme

Denoncoi abuzimet në Durrës, e shkarkojnë nga deryra e nënkryetarit

Vangjush Dako dhe kryetarja e komanduar e bashkisë së Durrësit hakmerren ndaj nënkryetarit Arbër Braho pasi denoncoi abuzimet me fondet në këtë bashki.  Braho denoncoi në media, se Vangjush Dako kontrollon bashkinë e Durrësit, Kryetarja e komanduar Emrijana Sako ka firmosur shkarkimin e tij nga detyra.

Me këtë shkresë, Sako ka vendosur largimin e Brahos nga detyra, por pa dhënë asnjë argument apo shkak për këtë vendim, që në thelb është hakmarrja për shkak të denoncimit që ai bëri për abuzimet me fondet nga kjo bashki që sipas tij de fakto drejtohet nga Vangjush Dako.

Por çfarë deklaroi Arbër Braho në emisionin Task-Forcë të Sonila Meços në datë 8 Nëntor?

Në një lidhje telefonike me gazetaren Meço, nënkryetari Arbër Braho ngriti akuza ndaj ish kreut të bashkisë së qytetit bregdetar Vangjush Dako të cilin e akuzon për abuzime me fondet e kësaj bashkiae.

Në lidhje me akuzat e ngritura për abuzime me fondet publike nënkryetari i Durrësit u pyet nga gazetari Bledian Koka nëse është i gatshëm për faktet që disponon ti depozitojë në Spak.

Nënkryetari i Durrësit Arbër Braho deklaroi gjithashtu se është anëtar i partisë socialiste në Durrës, por për këtë ka akuzuar Dakon se po largon ata që e ngrenë zërin dhe kërkojnë llogari për administrimit e kësaj partie në këtë qark.

Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Durrësit ky institucion në letra ka një kryetare, por në realitet në drejtimin e bashkisë është Vangjush Dako pasi ai i administron të gjitha para e këtij institucioni. Por fill pas këtij denoncimi, Arbër Braho me firmë të Emiriana Sakos, që sipas tij komandohet nga Dako është shkarkuar nga detyra e nënkryetarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.