Depërtohet në Shqipëri 22 vjeçari që u kap në makinë me Laert Haxhiun .
22 vjecari shqiptar i cili do të depërtohet në Shqipëri është kapur në makinë me shokun e tij Laert Haxhiu dhe Juxhin Bajramin në Janinë . Ai rezulton i kërkuar nga autoritetet shqiptare pasi akuzohet për “plagosje te rende me dashje “.
Laert Haxhiu dhe Juxhin Barjami kanë bërë kërkesë për të dalë të premten në Gjykatë, e cila është pranuar.
Për shkak te faktit që ai është ndaluar si emigrant i paligjshëm pa dokumentacion dhe nuk është në kërkim ndërkombëtar, por kombëtar nga Shqipëria, do të deporotohet brenda pak orësh si emigrant i paligjshëm në një nga pikat kufitare dhe nuk do i nënshtrohet procedurave të ekstradimit. Për momentin ai mbahet në Komisariatin e Janinës në pritje të transferimit për t’ju dorëzuar autoriteteve shqiptare, të cilat sipas ligjit duhet ta ndalojnë si person në kërkim por edhe ta procedojnë për “kalim të paligjshëm te kufirit”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



