Deputetë të PD, Zgjedhjet i vulos vota jo vula
Basir Çollaku
Uji i ndenjur dhe politikani i ndenjur janë njëlloj, nuk pihen. Ditët e fundit, pas gjyqit shëmtërak të 3 marsit, kanë plasur deklarata sevdaje të deputetëve të PD se duhet tē ngrihemi mbi interesat personale, kur ata janë shqepur me pushtetin për interesa personale. Ne përballë paskemi, siç vërtet është Edi Ramën thonë mjaft prej të zgjedhurve tanë.
Po me 8 janar 2022 si e harruam Edi Ramën ne dhe ia kërcitëm me dajak njëri-tjetrit. Mungoi vetëm dyfeku, se mund të sajohej kiameti. Kur palët kuvenduan të merreshin vesh muaj më parë, primaret duheshin bërë sondazhe dhe 50 me 50 ishte oferta për tu bërë medemek bashkë. Pra interesat jopersonale na rrëzuam në udhën për bashkim.?!?!
Ish-kryetari Lulzim Basha dorëhiqet publikisht, por nga mërgimi shfaq autorizimin poshtërues për partinë që ka drejtuar 10 vite.
Delegon shoqninë të rrijë nëpër karriket e drejtimit, sikur po ruajnë lopët që nuk bëzajnë. Po meqë jë në krye i pa-ikur puno dhe sillu si i tillë. Nëse. Ajo çka bie në sy eshtë fakt i keq se për të marre dhe mbajtur pushtetin edhe ne opozitë siç është PD, sherri nuk kursehet, madje trashet. Në orët dhe ditët më halleshumë të Edi Ramës, në skandalin e madh penal të korruptimit të drejtorit kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal, opozita i gjendet për ti shmangur përballjen radikale me të dhe nuk kursen përballjen me vetveten. Demokratët zhgënjehen se optimizmi për të fituar garën zgjedhore vaket nga udhëheqësia e tyre me mandat. Një vit e disa muaj në Gjyq për të marrë 30 mijë lekë vulë, kur nuk di se çfarë do të bësh me të të nesërmen, është një oferte dhuratë që i bën kundërshtarit, në kohën e paduhur. Zgjedhjet i vulos vota e jo vula. Këtë e dinë imtësisht deputetët tanë të nderuar, sepse janë bërë me mandat parlamentar falë votës dhe jo vulës.
Kriza në PD ka edhe elementë të tjerë përtej zgjedhjeve të 14 majit. Normalisht si në çdo parti edhe në PD ka pretendues për të qenë kryetar pas ikjes së Berishës. Kjo nuk zgjidhet duke ndarë partinë dhe kryesuar njërën pjesë të saj, por duke maksimalizuar bashkimin dhe synuar garimin.
Shumë deputete nuk janë politikanë thjesht se kanë një mandat. Pak prej tyre kanë fibrën politike premtuese për të prodhuar ngjarje të dobishme partiake. Ambicia nuk mjafton nëse është e paveshur me profil të fortë dhe vizion të kthjellët. Gënjeshtra aq më pak. Kimia elektorale brenda dhe jashtë partisë kërkon provë së pari të fjalëmbajtjes, të ndërtimit të ofertës me ekip njerëzish bindës, projekt ndryshimesh për të motivuar.
PD e ka domosdoshmëri dhe emergjencë kombëtarr të largojë Edi Ramën. Çdo përpjekje dhe investim flirtues me këdo për të mundur kundërshtarët brenda partisë do të prodhojë një kënetë që nuk thahet gjatë. 14 maji ështe provë e aftêsive politike edhe në PD-në e të gjitha palëve. Uji i ndenjur dhe politikani i ndenjur janë njëlloj, nuk pihen…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



