E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetët demokratë kallëzohen në SPAK për tymueset më KUVEND
Lajme

Deputetët demokratë kallëzohen në SPAK për tymueset më KUVEND

Komisariati nr. 1, në bashkëpunim me agjentët e BKH ka dorëzuar në SPAK materialet në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me incidentet e dhunshme dhe kaosin e shkaktuar nga deputetët e PD-së, në seancën e ditës së djeshme (7 dhjetor) ku u votua nen për nen për buxhetin e vitit 2024.

Ndryshe nga herët e tjera, referimi i materialeve në SPAK nuk është bërë me emra konkretë, por materiali është referuar për grupin parlamentar të opozitës.

Mësohet se ata akuzohen për shkatërrim prone dhe përdorim i lëndëve piroteknike. Më herët, gjatë incidenteve të mëparshme, i njëjti grup hetimor përcolli materialet në SPAK për Albana Vokshin dhe Flamur Nokën.

Si asnjëherë më parë pr/buxheti i vitit 2024 dhe pr/ligjet e lidhura me të u miratuan brenda 8 minutash, pa debat por vetëm me kartona jeshil të ngritur nga deputetët e maxhorancës mes tymueseve të cilat u hodhën nga deputetët e PD-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.