E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetët e Berishës futen në Kuvend nga dritarja:
Lajme

Deputetët e Berishës futen në Kuvend nga dritarja:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për gazetarët, këtë herë jashtë ambienteve të Kryesisë, duke thënë se opozita është gati për çdo sakrificë për të mbrojtur pluralizmin.

Berisha tha se bllokimi që iu bë sot deputetëve të opozitës për t’u futur në Kuvend, ishte akti  më i rëndë.

“Situatën kritike që ndodhet në vend tregon frikën e tmerrshme, lepurin e madh që i ka hyrë në bark Ramës dhe organizatës së tij kriminale.

Kurrë ndonjëherë nuk mundet një roje të ndalojë një deputet të hyjë në një institucion, lë më në zyrën e tij. Për herë të parë në historinë deputetët u detyruan të bëjnë Tarzanin dhe të ngjiten mbi mure.

Ky akt është atentati më i rëndë ndaj pluralizmit. I drejtohem popullit opozitar, opozita po qëndron e gatshme për çdo sakrificë për të mbrojtur idealet tuaja, se Shqipëria duhet të jetë vend pluralist. Opozita po mbron idealet tuaja sot”, tha Berisha.

Pas tensioneve që u regjistruan sot në hyrje të Kryesisë së Kuvendit, ku deputetë të përjashtuar të PD, por edhe ata që nuk janë të përjashtuar kanë gjetur rrugë të tjera.

Përmes një karrigeje, Salianji dhe Nallbati kanë hyrë nga dritarja për në kryesi, dhe më pas Noka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.