E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetet e opozitës braktisin Komisionet e Kuvendit: S’mund të ketë normalitet, keni vrarë parlamentarizmin!
Lajme

Deputetet e opozitës braktisin Komisionet e Kuvendit: S’mund të ketë normalitet, keni vrarë parlamentarizmin!

Grupi Parlamentar i deputetëve të opozitës ka vendosur të mos lejojë funksionimin normal të Kuvendit, derisa mazhoranca të mundësojë rikthimin e normalitetit parlamentar.

Përjashtimi i deputetëve të opozitës, rrëzimi i Komisioneve Hetimore dhe bllokimi i Reformës Zgjedhore dhe moskonsiderimi i asnjë nisme ligjore ka bërë që deputetët e PD të debatojnë ashpër në Komisionet Parlamentare dhe të braktisin mbledhjen.

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese shtyu mbledhjen për më shumë se një orë për shkak të mungesës së deputetëve opozitarë, pa arritur që të krijojnë kuorumin.

Ndërsa , rrëzimin e propozimeve dhe moskonsiderimin e asnjë nisme, deputetët demokratë e  kanë konsideruar si mbyllje të rrugës institucionale për opozitën në Kuvend.

E njëjta situatë është në Komisionin e Ligjeve. Deputetët e opozitës, pasi kanë dëgjuar propozimin e koleges së tyre, Jorida Tabaku, për ligjin e prokurimeve, nismë që është rrëzuar nga mazhoranca,  debatuan ashpër me kolegët socialistë, e më pas braktisën mbledhjen.

“Keni vrarë parlamentarizmin, nuk mund të ketë normalitet”- është shprehur Oerd Bylykbashi më pas me kolegët, Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi janë larguar nga komisionet e Kuvendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.