E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetët e opozitës  s’lejuan hyrjen nëpër salla, shtyhet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve
Lajme

Deputetët e opozitës s’lejuan hyrjen nëpër salla, shtyhet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është shtyrë pasi deputetët e opozitës u vendosën “barrikadë” nëpër dyer dhe s’lejuan hyrjen nëpër salla të ligjvënësve të mazhorancës.

Mbledhja ku do të bëhet prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” ishte planifikuar në 10:00, por do të zhvillohet në orën 13:00.

Sipas njoftimit të Kuvendit, pjesa e parë e mbledhjes gjatë së cilit do të bëhet prezantimi nga ministri i Financave, Ervin Mete do të transmetohet live në faqen web dhe FB të Kuvendit.

Njoftimi:

Të nderuar kolegë,

Në vijim të njoftimit të mëparshëm për zhvillimin e Konferencës së Kryetarëve, në të cilën do të bëhet prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete, ju njoftojmë se mbledhja do të zhvillohet në orën 13:00.

Pjesa e parë e mbledhjes gjatë së cilit do të bëhet prezantimi nga z. Mete do të transmetohet live në faqen web dhe FB të Kuvendit.

Faleminderit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.