E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetët Holandezë kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët
Lajme

Deputetët Holandezë kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët

Një lajm i keq vjen nga Holanda, ku shumica parlamentare ka votuar pro-rikthimit të vizave për shqiptarët.

Ky vendim vjen pas kërkesës së 3 partive kryesore në Holandë, të cilat pretendojnë se me rikthimin e vizave do të frenojnë sadopak bandat shqiptare të drogës.

“Shqipëria nuk është e mirëpritur në Holandë. Për më tepër, ky vendim duhet të inkurajojë vendin ballkanik të bëhet më aktiv”, shkruan media më e madhe holandeze.

Ministri Bloch e quajti këtë kërkesë të ‘pashpresë’ po të nevojshme, ndërsa tha se pret që vendet e tjera të BE-së të mos pajtohen me këtë vendim.

Ndërsa anëtari i Parlamentit Madeleine van Toorenburg, nga partia CDA, vuri në dukje se në vitin 2017, policia e Amsterdamit dhe autoritetet e drejtësisë kërkuan që të rifillohej regjimi i vizave për Shqipërinë, shkruan fax web.

Ky vendim i Holandës duket se i jep fund dhe shpresës së Shqipërisë për çeljen e negociatave në Qershor, pasi ky shtet ka qenë përherë skeptik për zgjerimin e BE-së.

Një pjesë e konsiderueshme e krimit në Holandë zotërohet nga bandat shqiptare, dhe duket se sipas parlamentit holandez vetëm rikthimi i regjimit të vizave mund të frenojë fenomenin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.