E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetët tanë të babëzitur: Paga të larta, edhe kuponin e pasaportës diplomatike e marrin me rimbursim
Lajme

Deputetët tanë të babëzitur: Paga të larta, edhe kuponin e pasaportës diplomatike e marrin me rimbursim

Kuvendi ka publikuar përfitimet speciale të deputetëve për muajin maj dhe bie në sy se ka një numër shumë të madh që kanë përfituar dieta në vlera shumë të larta. Janë plot 59 deputetë, pra më pak se gjysma e totalit që ka Kuvendi, që nuk kanë të ngopur. Nga këta 59 një numër shumë i madh kanë marrë deri në 1.5 milionë lek të vjetra dieta.

Ndërkohë nëse fusim këtu rimbursime telefoni, paga dhe në disa raste rimbursime qiraje, deputetët tanë marrin mbi 5 mln lekë në muaj. Ndërkohë ka dhe nga ata që nuk paguajnë dot 75 mijë lekë për të nxjerrë një pasaportë, por marrin rimbursime po nga Kuvendi. Pse kaq të babëzitur këta deputetët tanë? Ndërkohë Ina Zhupa ka marrë rimbursim 15 mijë lekë për fjetje në hotel.

Vërtet ligji ua mundëson të tilla benefite, por në fund të fundit janë taksat e shqiptarëve. Si mundet një deputet të kërkojë rimbursim për nxjerrje pasaporte? Ndërkohë skandali është se shumica e deputetëve i marrin qyl dietat.

Pothuajse të gjithë kanë shtëpi në Tiranë dhe rrinë këtu përditë, askush nuk shkon të takohet me qytetarët në zonat ku janë zgjedhur deputetë. Por në fund të muajit çojnë faturat në Kuvend dhe Lindita i firmos. Kjo është një skemë që ka funksionuar shumë vite më parë, pasi shohim që ka dhe deputetë Tirane që marrin dieta.

Nuk ngopen deputetët/ Paga stratosferike, por

Nuk ngopen deputetët/ Paga stratosferike, por

Nuk ngopen deputetët/ Paga stratosferike, por

Nuk ngopen deputetët/ Paga stratosferike, por

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.