E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti demokrat: Problemi është se jemi çmendur të gjithë
Lajme

Deputeti demokrat: Problemi është se jemi çmendur të gjithë

Ky nuk është Parlament, por shtojcë e Republikës Kryeministrore

Deputeti i  Partisë Demokratike, Dashnor Sula është shprehur se Parlamenti është kthyer në një shtojcë e Republikës Kryeministrore, duke thënë se de facto nuk jemi më republikë parlamentare.

sula

Ndër të tjera ai tha se “Problemi është se nuk është çmendur njeri, por  jemi çmendur të gjithë në të njëjtën kohë”.

“Ky nuk është Parlament, është një shtojcë e republikës kryeministrore. Ne nuk jemi de facto republikë parlamentare, që do të thotë se çdo deputet ka të drejtë të flasë. Mënyra sesi organizohet, debatohet, por për procedurë është e kujtdo.

Do të doja t’i tërhiqja vëmendjen kryetares së Kuvendit, që është e pafajshme, që në muajin maj duhet të kishte përfunduar raportimi i institucioneve të pavarura. Por, çfarë ndodh? Problemi është se nuk është çmendur njeri, por  jemi çmendur të gjithë në të njëjtën kohë”, tha Sula.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.