E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i marketeve : S’kam përfituar asnjë lek nga buxheti i shtetit!
Lajme

Deputeti i marketeve : S’kam përfituar asnjë lek nga buxheti i shtetit!

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj ka reaguar pasi PD kërkoi heqjen e mandatit të tij si deputet.

Deputeti i Vlorës, sikurse udhëheqsi i tyre ka sulmuar mediat teksa thekson se që nga viti 2017 ka dhënë dorëheqje nga administrimi i të gjitha bizneseve të tij, duke iu përkushtuar vetëm politikës.

Mes të tjerash ai shton se “Nuk kam përfituar nga buxheti i shtetit asnjë lekë, as kur nuk kam qenë deputet, as kur jam zgjedhur deputet.”

‘Mësova me habi dhe jo pa humor, kërkesën për mocion të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit tim si përfaqësues i Partisë Socialiste në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Gjobëvënësit mediatikë e përsërisin këtë këngë gjinkallash nga viti 2017. Por, surpriza është që thashethemet e portaleve përdoren nga opozita duke i kthyer në akte politike.

Per sa më sipër, deklaroj me përgjegjësi të plotë:

– Në zbatim të nenit 70, pika 3 e Kushtetutës, nga viti 2017 kam dhënë dorëheqje nga administrimi i të gjitha bizneseve të mia, duke iu përkushtuar vetëm politikës.

– Me vendimet e depozituara në QKB në vitin 2017, kam vendosur transferimin e të gjitha kuotave të kompanive, sipas ligjeve në fuqi.

– Nuk kam përfituar nga buxheti i shtetit asnjë lek, as kur nuk kam qenë deputet, as kur jam zgjedhur deputet.
Për më tepër, dhuroj prej vitesh rrogën mujore të deputetit për të ndihmuar njerëz në nevojë dhe as më shkon mendja të përfitoj financiarisht nga buxheti i shtetit.’, thotë Sinaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.