Deputeti i Bundestagut gjerman komentoi përmes një statusi takimin që zhvilloi me kryeministrin Edi Rama në Berlin, duke sqaruar kështu edhe njëherë deklaratën e tij, e cila ishte po ashtu kritike. Sipas tij, reformat e bëra deri tani janë të pamjaftueshme.
“Dje kam takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Bundestagun e Gjermanisë. Me këtë rast, personalisht i thashë atij se unë mendoj se hapja e bisedimeve të pranimit të Shqipërisë me BE është e parakohshme në këtë fazë. Reforma e mëparshme ende nuk janë të mjaftueshme”.



