E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti  i ndohdur në spitalin turk shërohet nga covid
Publik News

Deputeti i ndohdur në spitalin turk shërohet nga covid

Deputeti Andi Përmeti kaloi një kohë të vështirë në jetën e tij, pasi i duhej të përballej me koronavirusin.

Gjendja e tij u përkeqësua dhe ai shkoi për kurim në Turqi. Fatmirësisht duket se çdo gjë ka kaluar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Andi Përmeti i ka kërkuar ndjesë djalit të tij, pasi për shkak të sëmundjes nuk ishte i pranishëm në festimin e 1-vjetorit të lindjes së tij.

Ai shkruan gjithashtu se vetëm mendimi që do të merrte sërish në krahë djalin e tij, i dha forcë dhe guxim që të vazhdonte përpara. Më tej, Përmeti ka falenderuar Zotin që e lejoji të vazhdonte ditët përkrah familjes dhe djalit të tij.

“Nje ndjese dhe nje falenderim!

Ndjese bir qe nuk ja dola dot te jem me ty sot per 1-vjetorin tend, pavarsisht se cdo dite ne reanimacion mendimi qe ti do ishe ne krahet e mia, me jepte force dhe guxim per te vazhduar perpara.

Por sot bir, trishtimin e te qenit larg teje ne kete dite, ma mbyt gezimi i fitimit te nje beteje qe ne nisje u konsiderua praktikisht e humbur. Nje fitore per te cilan i jam falenderues dhe mirenjohes ZOTIT, i cili me dha mundesine qe ne ditet ne vazhdim ti te jesh perhere ne krahet e mia.

Gezuar Abriel. U befsh 100 vjec”,- shkruan Përmeti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.