E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i opozitës publikon foton e Komisionit të Reformës Zgjedhore online: U mblodhën në WC-të e Surrelit!
Lajme

Deputeti i opozitës publikon foton e Komisionit të Reformës Zgjedhore online: U mblodhën në WC-të e Surrelit!

Deputeti i opozitës, Dashnor Sula, njëhërësh anëtar i Komisionit të Reformës Zgjedhore ka akuzuar maxhorancën dhe demokratët e Lulzim Bashës se kanë zhvilluar një mbledhje ilegale.

Komisioni i Refomes Zgjedhore-online1

Sula thekson se 7 deputetë të grupimit Basha, kanë 4 anëtarë dhe bashkëkryetarinnë Komisionin e Reformës Zgjedhore, ndërkohë që 47 deputetët e tjerë kanë vetëm një anëtarë.

“Vetëm përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin ilegal të Reformës Zgjedhore u mblodhën nga WC e vilës së Surrelit të Edi Ramës dhe bënë muhabet me njëri-tjetrin. Asnjë produkt, asnjë punë, asnjë mbledhje në 22 muaj. E mbajtën dhe vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar Reformën Zgjedhore, duke vazhduar me njëanshmëri dhe pa opozitën!

Ripërsëritën të njëjtën gjë që bënë edhe 2 vite më parë në mbledhjen inaguruese të Qershorit 2022, me strategjinë e qartë për të vazhduar ta mbajnë të bllokuar reformën që duhet të ketë prioritet: eleminimin e shitblerjes së votës, shpërdorimit të burimeve shtetërore, lirinë e votës, administrimin korrekt të zgjedhjeve, rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias, apo reflektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për diasporën.

Mjafton foto më poshtë për të kuptuar sesa e drejtë është kërkesa e 90 % të deputetëve të opozitës (47 nga 55 deputetët e opozitës) për të caktuar ata vetë përfaqësuesit e vet. 1 bashkëkryetar i 4 anëtarëve që përfaqësojnë vetëm 7 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, provon edhe njëherë se të vetmen mënyrë të realizimit të Reformës Zgjedhore që njeh Edi Rama është përmes emërimit të opozitës.

Skenari i “kërpëratës 2020” do të dështojë!”, thekson Sula.

Një ditë më parë, deputetët e opozitës i kërkuan kryetares së Kuvendit që t’u garantojë përfaqësimin në këtë komision, ndërkohë që kërkojnë zëvendësimin e Enkelejd Alibeajt me Oerd Bylybashkin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.