FOTO/ Deputeti i Partisë Demokratike paraqitet në SPAK
Deputeti i Partisë Demokratike Zef Hila, i cili më herët ka mbajtur postin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Hila ka hyrë në ambientet e SPAK paraditen e sotme ndërsa është parë të dalë nga godina pak minuta më parë.
Nuk dihet ende arsyeja pse ai ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme.
Ndërkohë po sot në SPAK është paraqitur edhe kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu në cilësinë e personit që ka dijeni në lidhje me çështjen e hapur për privatizimin e kompleksit “Partizani”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



