Deputeti i PD bën 4 propozime: Të ndalohet procesi i zgjedhjeve në degë
Deputeti i PD, Helidon Bushati në mbledhjen e grupit parlamentar me dyer të mbyllura ka bërë disa propozime, që sipas tij mund të zgjidhin situatën ku ndodhet Partia Demokratike.

Helidon Bushati ka ngritur shqetësimin se procesi i nisur nga Komisioni i Rithemelimit, por e thellon përçarjen.
Në propozimet e tij, Bushati kërkon që të mbahet një Kuvend Pajtimi nga ku te dalim me mesazhe te qarta për te ardhmen tone dhe rikthimin si alternative qeverisëse.
Sipas Bushatit, nëse Kuvendi i Pajtimit merr dakordësi, atëhere automatikisht duhet të tërhiqet padia e bërë në Gjykatën e Apelit.
“Flasim gjatë gjithë kohës për bashkim, por në fakt në bazë po ndodh krejt e kundërta. Kam vërejtur me shqetësim se ky proces i nisur nga Komisioni i Rithemelimit, me të vërtetë po zgjedh një kryetar të ri dege, por po e thellon përçarjen. Pavarësisht se rithemelimi mund të gëzoje mbështetjen e shumicës, procesi nuk është gjithëpërfshirës. Që të gjejmë zgjidhje dhe të japim sinjale pozitivë une sugjeroi:
-Të ndalohet procesi i zgjedhjeve në degë. Të shtyhet për një periudhe jo me shumë se 1 mujore derisa të ndërmerren hapa te integrimit të të gjitha grupimeve ne këtë proces.
-Gjate kesaj periudhe mund te vendosim te mbledhim një Kuvend gjithëpërfshirës, le ta quajmë “Kuvend Pajtimi” nga ku te dalim me mesazhe te qarta për te ardhmen tone dhe rikthimin si alternative qeverisëse.
– Nëse ky hap merr dakordësi, automatikisht duhet të tërhiqet padia e bërë në Gjykatën e Apelit dhe të mos fokusohemi ne debate juridike
– Të ndalohet që sot dalja ne Televizione e kolegeve tanë të këtij grupi, duke mbajtur qëndrime apo duke mbrojtur qendrime kontradiktore me njeri-tjetrin që evidentojnë dhe japin mesazhin se përçarja vazhdon.
Sot vetëm bashkimi e shpëton Partinë Demokratike, çdo proces tjetër vetëm sa e zvogëlon atë dhe nuk e bën kurrë fituese”, ka thene Bushati.
Deputetet kanë vënë theksin tek fakti që vijimi i debateve po i merr kohë këtij procesi për bashkim të partisë.
Deputeti i PD, Saimir Korreshi është shprehur se “me këto ritme nuk jemi në rrugën e duhur”. Ndërsa deputetja Albana Vokshi tha se bashkim duhet edhe në bazë.
Ndërsa deputeti Lefter Gështenja ka bërë disa propozime dhe ka kërkuar që në procesin e zgjedhjeve brenda partisë “te perfshihen kryetaret /drejtuesit/ ish drejtuesit e strukures se degeve qe kane shpenzuar per 30 vjet kohe mund dhe para, jane njerez me vlera dhe kontribute, jane njerez qe kane sepaku 9 vjet ne nje opozite te veshtire”.
Saimir Korreshi: E vetmja menyre per zbutjen e demokrateve eshte bashkimi. Duhet t’u kthejme bashkite demokrateve, me keto ritme nuk ‘jemi ne rrugen e duhur.’
Albana Vokshi: Bashkimi te jete real, jo i sforcuar, bashkim edhe ne baze.
Ferdinand Xhaferraj duke vleresuar qe Berisha foli per ambasadoren amerikane duke e quajtur zonja Kim: Kjo eshte pozitive qe ne dallim nga mbledhjet e shkuara Berisha nuk perdori epitetin guvernatore. Per grupin parlamentar te PD, zonja Kim eshte ambasadorja e nderuar e Shteteve te Bashkuara, aleatit tone strategjik. Lidhur me procesin e bashkimit, eshte nje mashtrim qe po çon ne rrenim.
Lefter Gështenja: Ka kohe qe PD eshte ne nje krize te thelle. Pasi PD nuk fitoi zgjedhjet 25 prillit, nisi bjerrja apo rrjedhja e pare e anetaresise dhe struktures, ku shume demokrate shprehnin pakenaqësine per ate çka ne nuk erdhem ne pushtet.
Krisja e dyte dhe me thelle ishte vendimi i 9 shtatorit, e per pasoje vendimet e njepasnjeshme te 11 dhe 18 dhjetorit qe cuan ne carjen dhe krizen e thelle te PD.
Duke pare dhe pranuar realitetin ku ndodhemi sot si PD, ne duhet te ndermarrim nje proces gjitheperfshires ku secili nga ne duhet te kontribuoje jo per te perfituar, por duke dhene maksimumin ne funksion te bashkimit dhe organizimit real te PD.
Në thelb të ketij procesi mendoj se duhet te qendroje:
‘‘armepushimi’’ mes demokrateve, vota e fshehte e lire dhe e barabarte.
Çfare kuptimi ka hapja apo bashkimi i partise nese ne vazhdojme bejme zgjedhjet perpara se te hapet apo te bashkohet Partia?
Mendoj qe ne PD nuk duhet te ekzistoje termi ‘shumice’, ‘pakice’, pasi ne duhet te jemi NJE, te jemi te gjithe bashke kunder Edi Rames. Ndarja ne mazhorance e minorance ne parti na con ne ndarje dhe percarje te struktures ne te gjitha nivelet.
Nuk eshte aspak normale qe ne procesin e zgjedhjeve brenda ne Parti te mos perfshihen kryetaret /drejtuesit/ ish drejtuesit e strukures se degeve qe kane shpenzuar per 30 vjet kohe mund dhe para, jane njerez me vlera dhe kontribute, jane njerez qe kane sepaku 9 vjet ne nje opozite te veshtire. Ata nuk perfshihen thjesht per faktin se mendojne ndryshe apo nuk kane firmosur formularin, nderkohe nuk jane larguar per asnje moment nga PD.
Une them qe kjo nuk eshte normale, kjo nuk eshte demokraci, kjo nuk eshte hapje e partise ky nuk eshte bashkimi, por eshte e kunderta.
Per zgjidhjen e kesaj krize propozoj:
Ngritjen e Grupeve te Perbashketa Pune ne nivel qendror dhe lokal per organizimin dhe drejtimin e procesit te bashkimit dhe zgjedhjeve ne PDSH ne nivel qendror (5deputete) dhe lokal (5 veta drejtues strukture) (deri me 15/04/2022). Te drejten per te kandiduar e ka cdo demokrat qe ploteson kriteret e percaktuara me pare. Nderkohe duhet te fillojme me urgjence punen ne terren duke dale te gjithe bashke per te dhene mesazhin e bashkimit pasi pas 1 viti kemi zgjedhjet lokale, te japim mesazh te qarte per cdo demokrat qe Grupi Parlamentar eshte i bashkuar dhe i unifikuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



