E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i PD, Noka flet edhe për situatën brenda PD-së: Të jemi të bashkuar, erdhi koha t’i shkurtojmë jetën kësaj qeverie
Politikë

Deputeti i PD, Noka flet edhe për situatën brenda PD-së: Të jemi të bashkuar, erdhi koha t’i shkurtojmë jetën kësaj qeverie

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë.

Në një konferencë për mediat, Noka deklaroi se ky raporton vërtetoi akuzat e opozitës.

Sipas tij, ka ardhur koha që t’i shkurtohet jeta kësaj qeverie.

“Raporti i DASH vërteton shqetësimet dhe akjuzat që ka ngritur PD-ja. A ishin të lirë qytetarët të votonin, raporti i DASH thotë jo. A është sistemi i drejtësisë i pavarur. Raporti thotë jo. Megjithëse Kushtetuta parashikon një sistem drejtësie të pavarur, presioni politilk, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksionojë plotësisht, thotë raporti. Shqiptarët e dinë shumë mirë se kush e ka fuqinë për t’i bërë presion drejtësisë, Edi Rama. Një nga shfaqjet më brutale të këtij presioni, Rama e dha gjatë kongresit të PS-së, ku urdhëroi SPAK se kë duhet të hetojë dhe se kush është i paprekshëm. PD-ja votoi për një drejtësi që t’i japë fund pandëshkueshmërisë, por me Edi Ramën, ky mision është i minuar. A është kjo qeveri e korruptuar, raporti i DASH thotë që po. Ka ardhur koha që të bëhemi bashkë për t’iu shkurtuar jetën kësaj qeverie” – tha Noka.

Duke komentuar debatet brenda PD-së, Noka tha se të gjithë anëtarët janë kundër frymës përçarëse të Enkelejd Alibeajt.

“Pas datës 6 mars, të gjithë mazhoranca brenda PD-së, duke nisur nga Sali Berisha dhe të tjerët, është thënë në çdo moment, bashkimi. Ky ka qenë misioni dhe vazhdon të jetë. Për fat të keq, që edhe mbrëmë e konstatuat. Enkelejd Alibeaj nuk ka lidhje me këtë axhendë të bashkimit, po vazhdon lojën e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për të përçarë PD-në. Enkelejd Alibeaj nuk e ka mision atë që kërkojnë demokratët. Të vazhdojnë çështja e Kuvendit në kalendat greke, kjo është çështje e axhendës së një personi tjetër dhe jo PD-së” – tha Noka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.