E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i PD, Noka: SPAK duhet të trokasë në adresën e Carlo Bolinos, vodhi pronat me VKM
Lajme

Deputeti i PD, Noka: SPAK duhet të trokasë në adresën e Carlo Bolinos, vodhi pronat me VKM

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka në fjalën e tij në parlament ka reaguar për ligjin e ri të adresave që kërkohet të miratohet në parlament.

Noka është shprehur se sot duhet si fillim të gjejmë adresë për Shqipërinë pasi qëkur ka ardhur në pushtet PS e vemja adresë që u ka interesuar është dërgimi  i të mirave publike ushtarëve të rilindjes.

“Sali Berisha në 34 vite demokraci çfarë ka thënë për ju është e vërtetë, kur drejtonte gishtin te ju për vrasjen e Hajdarit ishte e vërtetë. Kur drejtoi gishtin të Xibraka, te avionet e drogës, te qeveria kriminale koha i dha të drejtë.

Edhe te sulmi ndaj avokatit, Mëngjesi koha do ti japë të drejtë, nuk ka shtet ndaj guxojnë që horat ta godasin avokatin. Krimi i djeshëm tregoi se shteti i juaj është i zënë me luftën kundër opozitës dhe jo kundër krimit dhe korrupsionit.

Ju asgjë nuk keni mbjellë ndonjëherë përveç krimit dhe korrupsionit.

Në qeverinë e PS Shqipëria ka humbur adresë. Kam jë detyrë tjetër për të ju thënë shqiptarëve, adresën e lali vjedhësit, drejtorëve 5d, do ti tregoj dhe adresën e kostumeve Hermes dhe Gucci por sot Dumanit dhe SPAK do ti tregoj adresën që të shkojë dhe të arrestojë. Unë do ti tregoj adresën e shqpëtarit të natyralizuar Carlo Bolino i cili është i zhytur në korrupsion me qeverinë tuaj.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.