E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i PD, Paloka nuk i ndahet ‘Velinës’ së bashkisë: I paprekshëm nga SPAK-u!
Lajme

Deputeti i PD, Paloka nuk i ndahet ‘Velinës’ së bashkisë: I paprekshëm nga SPAK-u!

Deputeti demokrat, Edi Paloka reagoi pas raportimeve se SPAK ka nisur një operacion për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Sipas tij, SPAK vepron me regji, ndërkohë që Erion Veliaj nk preket.

“Po mirë, si kërkoni të na e mbushni mendjen për të kundërtën kur themi që SPAK vepron me regji dhe është tërësisht në shërbim të Ramës…?!!!

Se ja edhe po e lëmë ne SPAK-un “të bëjë punën e vet”, po këta vetëdiskreditohen…

E në fund, mirë këto karagjozlliqet që vazhdojnë nxjerrin urdhër-arreste për ata që janë lajmëruar me kohë që të ikin, po qershia mbi tortë e kësaj çështjes së inceneratorit të Tiranës është Velina e bashkisë që jo vetëm nuk preket, por vazhdon të japë ende miliona për inceneratorin inekzistent!!!” shkruan Paloka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.