Deputeti i PD përzë Arben Ahmetajn nga foltorja…
Ministri i Financave Arben Ahmetaj është detyruar të lërë foltoren e Kuvendit, pas ndërhyrjes së deputetit demokrat Enkelejt Alibeaj. Ahmetajt i kishte mbaruar koha e përcaktuar për të mbajtur fjalën, por ai vijonte të qëndronte në foltore, edhe pse u paralajmërua nga drejtuesja e seancës, Vasilika Hysi. Kjo e fundit i ka dhënë fjalën deputetit të PD-së, Alibeaj, por Ahmetaj ka vijuar të vijojë fjalimin, edhe pse pa mikrofon. Duket se në debatin mes dy ligjvënësve, ministri i Financave ka pranuar të lërë foltoren. Fotot e mëposhtme tregojnë edhe përplasjen mes deputetit Alibeaj dhe ministrit Ahmetaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco








