E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i PD replikon me Bushatin: Realiteti i Shqipërisë është si 27 vite më parë
Lajme

Deputeti i PD replikon me Bushatin: Realiteti i Shqipërisë është si 27 vite më parë

Deputeti Gent Strazimiri replikoi me Ditmir Bushatin, dhe shkruan se realiteti i Shqiperise sot eshte si ai i 27 viteve me pare dhe shqiptaret, me numer me te larte se eritreasit, kerkojne azil ne BE.

Deputeti Strazimiri publikoi te dhenat zyrtare, te perditesuara me 24 Gusht, qe tregojne se gjate vitit te kaluar ishin 27 745 shqiptaret qe kerkuan azil, perkundrejt 27 120 eritreas.

14644d67-bb25-4c49-b92b-d8477b2fad7e

Strazimiri e beri kete replike, pasi Shqiperia doli e gatshme te strehoje 20 emigrante, kryesisht nga Eritrea.

Ky vendim u komentua nga Ministri i Jashtem si ndihme ndaj Italise, e cila mikpriti 27 vjet me pare shqiptaret, kur mberrinin me anije ne brigjet e Italise, si eritreasit sot. Vendimi per 20 rrefugjatet eritreas, zbarkimi i te cileve shkaktoi nje debat te forte politik ne Itali, e perfshin Shqiperine ne mosmarreveshjet e mprehta mes Italise dhe Frances, kritike e ashper e qendrimit te Italise per rrefugjatet.

Ketij konflikti iu referua Strazimiri, kur permendi me ironi gatishmerine e Frances per te marre 20 eritreasit, ne shkembim te mijera azilanteve shqiptare te strehuar ne France.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.