E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i PD :Rruga e Arbrit mbetet ëndërr
Publik News

Deputeti i PD :Rruga e Arbrit mbetet ëndërr

Deputeti i PD, Xhelal Mziu ka kërkuar interepelancë këtë të enjte me ministren e Infrastrukturës për të kërkuar informacione dhe shpjegime mbi ecurinë e punimeve për Rrugën e Arbrit.

Mziu akuzoi qeverinë se e ka “lënë rrugëve” këtë projekt dhe se kryeministri nuk i është përmbajtur zotimit që ka bërë që në vitin 2013. 

Mziu tha se kostoja e kësaj rruge ka “efekt financiar që është i jashtëzakonshëm krahasuar me atë që do merret nëse ajo rrugë do mbarojë ndonjëherë”.

Xhelal Mziu ne Kuvend: Për Rrugën e Arbrit, u detyruam të kërkojmë interpelancë për shkak të qytetarëve të Dibrës.

Në 2013, Rama tha që është lënë rrugëve dhe e premtoi se do ishte puna e parë që do bënte, pra krahas 300 mijë vendeve të punës e asnjë vend pune nuk krijoi, krahas deklaratës së famshme për të pasur ujë në cdo parcelë e asgjë s’ka bërë deri më sot, tha që ujë do kishte 24 orë, por sot qyteti ka vetëm 30 minuta ujë, deklaroi dhe Rrugën e Arbrit por që nga ajo ditë e sot 19 herë ka pasur deklarata ose të kryeministrit ose ministrave ose për fillimin ose mbarimin e punimeve dhe në fakt rruga ka mbetur rrugëve si thoshte kryeministri i sotëm në atë periudhë.

Kostoja e saj ishte 70 milionë euro me ardhjen e Rilindjes jo vetëm që nuk nisi në mandatin e parë por u deshën vite për ta filluar dhe u bë një shpikje për këtë rrugë do bëheshin 1 miliardë lekë investime që do bëheshin përmes skemës së famshme PPP.

Rruga e parë do ishte rruga e Arbrit ishte absurditet hapi i parë i kësaj qeverie në shpikjen e PPP që s’ka shqiptar që nuk e di që është korruptive.

Kjo rrugë sot e kësaj dite mbetet ëndërr për dibranët, bulqizakët se as gjysma e asaj rruge s’ka mbaruar dhe s’po flasim për efektin financiar që është i jashtëzakonshëm krahasuar me atë që do merret nëse ajo rrugë do mbarojë ndonjëherë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.