Deputeti i PD-së flet për zgjedhjet e 14 majit: Në Lushnje mbështesim kandidatin e Primareve
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi shprehet se përçarja e kësaj force politike për zgjedhjet e 14 majit do të krijojë konfuzion tek demokratët përsa i përket votimit të kandidatëve.
Korreshi thotë se ai ka mbështetur idenë që PD e drejtuar nga Alibeaj, të dilte në zgjedhje vetëm për Këshillat Bashkiakë dhe të mbështeteshin kandidatët e Primareve për kryetarë bashkish.

Përsa i përket Lushnjes, zonës që Korreshi përfaqëson, ai deklaroi se PD-ja e Alibeajt do garojë me listën e saj për këshillat bashkiakë, ndërsa do mbështesi kandidatin e primareve për të marrë drejtimin e kësaj bashkie.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



