E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i PS: Alban Dabulla më kërcënoi, kur regjistrova pronën për Shullazin!
Lajme

Deputeti i PS: Alban Dabulla më kërcënoi, kur regjistrova pronën për Shullazin!

Ish kreu i hipotekave në Durrës, sot deputet i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja tha se ishte kërcënuar nga Alban Dabulla në momentin kur regjistroi Hotel Vollgën në emër të Shullazit. Gjatë seancës gjyqësore për bandën e Shullazit, deputeti i PS pranoi se ishte takuar me Shullazin, i cili i kishte kërkuar t’i regjistronte pronën. “Unë do të zbatoj ligjin” kishte qenë përgjigja e Çyrbjes, që më pas e kishte regjistruar 30% të hotel Vollgës, siç i ishte kërkuar.

I pyetur nëse ishte kërcënuar ndonjëherë për regjistrimin e pronës, ai ka pohuar. Më pas ka qënë në prokurorja e çështjes e cila ka lexuar një pjesë të deklarimeve të Çyrbjas gjatë hetimeve paraprake. Në dhjetor sipas prokurores Elisabeta Imeraj, ish-kreu i hipotekës ka thënë se kishte marrë një mesazh kërcënues nga shtetasi, Alban Dabulla. Përmbajtja e tekstit kishte tone kërcënuese pasi ishte shkruar se Çyrbja, nuk kishte bërë mirë që kishte regjistruar pronën në emër të Shullazit.

“Kontrollo në google për mua se kush jam. Shpatullat e tua nuk mund ta mbajnë kokën tëndë”, shkruhej në mesazh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.