“Deputeti i PS-së Alket Hyseni më ka vjedhur 11 mijë m2 tokë!” (Dokumentat)
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, në mbrëmjen e sotme, një zonjë e quajtur Irini Buo, ka denoncuar deputetin e Partisë Socialiste, Alket Hyseni, se i ka vjedhur tokën në Dhërmi.
Irini Bua, pretendon se Alket Hyseni i ka tjetërsuar 11 mijë metra tokë.
“Prona ësht vjedhur nga Alket Hyseni, 11 mijë metra. Letrat që keni ju përpara, vërtetojnë vjedhjen ose përvetësimin e pronës nga Alket Hyseni.
Leje mbi pronën tonë ka dhënë Edi Rama. Alket Hyseni ka bërë marrëveshjen me kompaninë e Mirela Papulit. Nuk mund të ketë Alket Hyseni dhe kompania Papuli pronë, dhe ne nuk kemi asnjë metër katror tokë.
Tani kanë dhënë leje ndërtimi tek Papuli për ndërtimin e një fshati. I bëj thirrje kryeministrit Rama që të pezullojë këtë vendim.”


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



