Deputeti i PS-së: Ligji për presidentin gati
Shameti tha se ligji nuk kufizon kompetencat e Presidentit të Republikës.
Ai tha se grupi i punës ka përfunduar draftin dhe ky draft do t’i nënshtrohet procedurave parlamentare ku më pas do të depozitohet në Kuvend
“Në lidhje me hartimin e ligjit për presidentit, i dhamë dorën e fundit dhe disa detajeve, dua të sqaroj që hartimi i një ligji për organizimin ne presidenti ka qenë një domosdoshmëri dhe detyrim kushtetues. Është një ligj organik, ky ligj ka analizuar dhe elaboruar në detaje të gjithë procedurën që Presidenti duhet të ndjekë në ushtrimin e kompetencave të veta. Me këtë ligj marrin fund të gjitha ngërçet artificiale të lindura në vitet e shkuara duke pasur parasysh dhe duke zbatuar kushtetutën.
Nuk bëhet fjalë për kufizime të kompetencave është elaburimi në detaje i të gjitha të drejtave të presidentit.
Grupi i punës ka përfunduar draftin dhe ky draft do t’i nënshtrohet procedurave parlamentare ku do të depozitohet në Kuvend dhe pastaj do të vijojë puna normale, për procesin e konsultimit që do jetë gjithëpërfshirës dhe do diskutohet dhe në Komisionin e Ligjeve.
Është një ligj i kompletuar nuk është për privilegjet e presidentit, por i jep fund ngërçeve artificiale, ka 45 nene në tërësinë e tij dhe të gjitha problematikat që ju i ngrini gjejnë zgjidhje”, tha Shameti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



