E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i PS-së: Në Rinas na kontrollojnë çantat e na heqin rripin e pantallonave, kurse grabitësit kishin …
Lajme

Deputeti i PS-së: Në Rinas na kontrollojnë çantat e na heqin rripin e pantallonave, kurse grabitësit kishin …

Deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj në një prononcim për mediat reagoi për grabitjen e ndodhur në Rinas ku hodhi akuza për mënyrën se si operon kompania koncesionare.

5bf989ba065abpaulin sterkaj
Deputeti i PS theksoi se kompania koncesionare e Rinasit vepron me rregulla të forta për pasagjerët në një kohë kur nuk siguron dot hapësirën e aerodromit të Rinasit.

“Tani gjithmonë këto që thyejnë ligjin janë një hap më përpara në strategjine e tyre për të bërë grabitjen. Realisht unë nuk i çmoj si të mira masat që janë marrë pas disa rasteve që kanë ndodh në Rinas dhe në rrugën e Rinasit. Duhet të hetohen më në thellësi problemet e lëvizjes së parave. Përderisa ka një klallauz që tregon se lëvizin një shumë e madhe parash, kjo tregon se ka një person që drejton. Edhe hetimi duhet të bëhet më i thellë. Asnjë pilici private nuk ka të drejtë për hyrë me armë tek avioni, pasi kalojnë në skaner. Unë i bëj thirrje koncesionarit që operon në aeroport, sa kontrollojnë cantat me kujdes sa na heqin edhe rripin nga brezi, të sigurojë territorin ku operojnë në Rinas për të mos hyrë kriminelët siç hynë dje pasi ka edhe pasoja. Unë mendoj që policia e shteti ka për të operuar pasi i ka provat”,- u shpreh Sterkaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.