E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti Leskaj humb motrën: Do mbetesh në zemrën time
Uncategorized

Deputeti Leskaj humb motrën: Do mbetesh në zemrën time

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj ka ndarë një lajm të trishtë me miqtë e tij në rrjetet sociale. Ai njofton se motra e tij, Shpresa Hysi (Leskaj) ka ndërruar jetë.

“E shtrenjta motra e dashur, Shpresa Hysi (Leskaj) gjithmonë do të mbetesh në zemrën dhe mendjen time”, shkruan deputeti demokrat, teksa ndan një foto krah motrës.

Shpresa ishte bashkëshortja e dramaturgut të njohur Ferdinand Hysi, i cili ka shkruar mjaft vepra për Teatrin “Petro Marko” të Vlorës, si dhe disa shoqata teatrale dhe Teatrin Kombëtar të Shqipërisë.

Familja Hysi i zhvillon pritjet pranë banesës, tek “Kali i Trojës”, në qytetin bregdetar të Vlorës. Ndërkohë, nesër më datë 21 Nëntor do të bëhet përcjellja e Shpresa Hysi (Leskaj) në banesën e fundit në varrezat e qytetit të Vlorës, në ora 13:00.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.