E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti më i famshëm i parlamentit Kujtim Gjuzi, dajak gruas
Publik News

Deputeti më i famshëm i parlamentit Kujtim Gjuzi, dajak gruas

Policia e Tiranës ka dhënë urdhër mbrojtje për gruan dhe djalin 16 vjeçar të kreut të Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi pasi ky i fundit ka ushtruar dhunë fizike ndaj tyre.

Pas një konflikti familjar Kujtim Gjuzi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes M.K  dhe djalit të tij 16 vjeçar H.G.

Menjëherë më pas djali dhe gruaja e kanë denoncuar në polici si dhe janë drejtuar në gjykatën e Tiranës, duke kërkuar një Urdhër-Mbrojtje.

Ghyqtarja e gjykatën e Tiranës Kaçe Agolli, ka pranuar kërkesën e nënë e bir, duke i pajisur me urdhrin e mbrojtjes.

Në urdhrin e mbrojtjes Gjykata i kërkon Gjuzit ti qendrojë 200 metra larg bashkëshortes dhe djalit, duke e urdhëruar deputetin të mos kryejë dhunë në familje, të mos i cënojë dhe ngacmojë ata.

Sakaq gjykata në urdhërin e mbrojtjes e detyron Gjuzin të mos hyjë dhe as të mos qëndrojë në apartamentin në pronësi të gruas dhe djalit, jo më pas se një distancë prej 200 metra.

Një tjetër pikë e vendimit është dhe një urdhëresë për komisariatin nr. 1 në Tiranë, e cila duhet të shoqërojnë deputetin për të tërhequr sendet personale nga apartamenti në pronësi të gruas.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.