E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti Murrizi: Shqiptarët t’i marrin zvarrë politikanët
Publik News

Deputeti Murrizi: Shqiptarët t’i marrin zvarrë politikanët

Deputeti Myslim Murrizi kërkon që shqiptarët të ngrihen në protestë dhe të marrin zvarrë politikanët që sipas tij nuk janë përfaqësuesit e tyre në Parlament, por grup hajdutësh që ndajnë llokmën e pushtetit.

“Do tu bëj thirrje shqiptarëve të ngrihen në protestë dhe ti marrin  zvarrë. Ditën që qytetari ka drejtë të zgjedhë 90% e këtyre surratëve që bëjnë sikur zihen nuk vinë më në parlament. Nuk ka pasur nga këto lloj kllounësh në zgjedhje deri në 2005. Ky ligj solli trafikantë në parlament. 10-15 biznesmenë kanë përfituar mbi 20 miliardë euro tendera nga viti 2000 deri sot. Raporti i KQZ flet për 113 parti, 56 nuk u gjendet vula, nuk dinë kush është kryetari, ku i kanë zyrat. 65 parti nuk kanë marrë pjesë kurrë në zgjedhje”, tha Murrizi në një intervistë për Ora Neës.

Më tej, Murrizi duke folur për ndryshimin e sistemit zgjedhor tha se PD dhe PS kanë bërë marrëveshje për të ndarë pushtetin, dhe sipas tij kur vijnë zgjedhjet bëjnë sikur zihen.

“Këta janë bashkë se kanë hall të ndajnë llokmën e pushtetit. Për mashtruesin e parë që thotë do ndryshime kushtetuese sistemi, Damian tërmetin, po e them që të ulet, ta lexojë më vëmendje, të pyesë dhe Klosin, neni 2, pika dy e Kushtetutës thotë qartë se shqiptarët ushtrojnë sovranitetin me votë të drejëpërdrejtë dhe përfaqësues të zgjedhur. Me këtë ligj zgjedhor është shkelur neni 2.

Pika dy e Kushtetutës, shqiptarët nuk zgjedhin po votojnë partitë njëlloj si në komunizëm. Janë pjellë bastarde e Partisë së Punës. Këta nuk janë përfaqësues të qytetarëve shqiptarë por një grusht hajdutësh, disa në çadrën e Bashës dhe dikush poshtë mendereve të Ramës.Janë të marrë vesh në pazar që prej prillit 2008. Bëjnë sikur zihen. Kush i voton këto fytyra, dy banda? Të shkojnë te shqiptarët ti votojnë”, u shpreh deputeti Myslim Murrizi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.