E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti Salianji reagon pas vrasjes së dyfishtë në Tiranë: Qeveria nuk ka fuqi as të përballet
Lajme

Deputeti Salianji reagon pas vrasjes së dyfishtë në Tiranë: Qeveria nuk ka fuqi as të përballet

Pas vrasjes së dyfishtë mbrëmjen e sotm në një prej zonave më të populluara të Tiranës, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, demokrati shkruan se krimi tashmë është trimëruar dhe po bën kërdinë me eleminime të tipit mafioz.

Për këtë, Salianji bën me faj qeverinë për të cilën shkruan se krimi sjell krimin. Sipas tij, përdorimi i bandave në zgjedhje është dorëzimi I territorit dhe sovranitetit në duart e tyre.

Postimi i Ervin Salianjit:

Sot thuajse si përditshëm kërciti automatiku në orën me më shumë levizje, breshëritë e plumbave po zbrazen kudo, në mes të qyteteve, në zonat më të populluara dhe pa kursyer askënd dhe pa ju dridhur dora para askujt! Krimi është trimêruar dhe po bën kërdinë me eleminime të tipit mafioz, vrasje, grabitje, drogë, dhunë, vjedhje…

Për fat të keq siç e kemi paralajmëruar krimi pjell krim, perdorimi i bandave në zgjedhje praktikisht është dorezimi i territorrit dhe sovranitetit ne duart e tyre! Qeveria as nuk ka fuqi as nuk ka dëshirë të përballet me krimin, ata janë ortakë, ata duhen zhdukur njësoj si e keqe e madhe për çdo familje, për çdo qytetar!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.