E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti serb njësoj si rusët: Serbisë do t’i duhet të denazifikojë Ballkanin
Lajme

Deputeti serb njësoj si rusët: Serbisë do t’i duhet të denazifikojë Ballkanin

Deputeti Vladimir Gjukanoviç  nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, shkroi në Twitter se ai beson se Serbia mund të detyrohet të përfshihet në “denazifikimin” e Ballkanit.

“Më duket se Serbia do të detyrohet të fillojë denazifikimin e Ballkanit. Do të doja të gaboja”, ka shkruar Gjukanoviç, raporton media serbe N1.

Termi “denazifikim” u përdor nga Rusia si një nga pretekstet për pushtimin ushtarak të Ukrainës.

tw

Deklaratat e deputetit serb vijnë në një situatë të tensionuar në veri të Kosovës, pasi kjo e fundit vendi të fusë nesër në fuqi reciprocitetin për targat.

Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtarë dhe automjete në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë, për shkak të bllokimit të rrugëve nga ana e serbëve lokalë në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim.

Serbët kanë bllokuar rrugët në shenjë pakënaqësie ndaj masave të reciprocitetit të autoriteteve kosovare për letërnjoftimet dhe targat e lëshuara nga Serbia, të cilat hyjnë në fuqi nga dita e nesërme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.