E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti Shehaj zbardh SKEMËN e Ramës  që po  përdor zinxhir kompanish guackë për të tjetërsuar pronat publike
Lajme

Deputeti Shehaj zbardh SKEMËN e Ramës që po përdor zinxhir kompanish guackë për të tjetërsuar pronat publike

Deputeti Agron Shehaj përmes një skeme ka denoncuar se si kryeministri Edi Rama përmes një zinxhiri kompanish guackë po fsheh tjetërsimin e pronave publike.

Shehaj tregon se si brenda një dite ai ka anuluar statusin investitor strategjik për kompaninë Shiddi Trading duke i falur 19.000 m2 tokë publike.

Deputeti thotë se po të njëjtën ditë, Rama ka miratuar statusin ‘investitor strategjik’  dhe faljen e tokës kompanisë “Adriatic Resorts”, e sapo krijuar dhe me pronar fiktiv dhe të fshehur pas një kompanie Guackë.

Sipas Shehajt vendimet janë fiktive për të fshehur tjetërsimin e pronës publike nga kryeministri Edi Rama.

“Është e qartë që marrja e vendimeve dhe “kryerja” e të gjitha procedurave brenda të njëjtës ditë tregon që kemi të bëjmë me një aferë korruptive të drejtuar nga kryeministri me qëllim marrjen e 19.000 m2 pronë publike”, ka treguar Shehaj.

Skema sipas Agron Shehajt

Më datën 1 Gusht 2023, Komiteti i Investimeve Strategjike i kryesuar nga Edi  Rama mblidhet dhe vvendos të anullojë statusin ‘investitor strategjik’ dhe faljen e 19.000 m2 tokë publike kompanisë Al Shiddi Trading, dhe po të njëjtën ditë,  miraton statusin ‘investitor strategjik’  dhe faljen e tokës kompanisë “Adriatic Resorts”, e sapo krijuar dhe me pronar fiktiv dhe të fshehur pas një kompanie Guackë.

Fakti që vendimi për anullimin e statusit strategjik njërës firme, dhe dhënies të një tjetre të njëjtën prone publike në të njëjtën datë, tregon se vendimet dhe procedurat janë thjesht fiktive për të fshehur tjetërsimin e pronës publike nga kryeministri Edi Rama.

Bazuar në vendimet e Ramës, brenda disa orëve nga anullimin i statusit strategjik për grupin “Shiddi” , kompania “Adriatic Resorts” me pronarë të fshehur paska pergatitur dhe dorëzuar planin e biznesit, burimin e financimit, programin e punës dhe afatet, vlerësimin e ndikimit social, studimin e fizibilitetit dhe përfitimet ekonomike e sociale të vendit, bashkë me numrin e të punësuarve dhe dokumentacionin që provon këto zotime.

Që gjithë ky dokumentacion të jetë përgatitur dhe dorëzuar brenda ditës është qartësisht e pamundur.

Është e pamundur gjithashtu që brenda të njëjtës ditë, i gjithë dokumentacioni të jetë shqyrtuar nga grupi operacional i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, pasi grupi teorikisht duhet të marrë ekspertë dhe nga institucione të tjera dhe studion qindra faqe të cilat ka detyrimin t’i verifikojë!

Nëse dokumentacioni është vlerësuar përpara mbledhjes së Komitetit, nga e ka ditur grupi i posaçëm vendimin për anullimin që do të merrte një organ kolegjial që në hierarki është mbi të?

Është e qartë që marrja e vendimeve dhe “kryerja” e të gjitha procedurave brenda të njëjtës ditë tregon që kemi të bëjmë me një aferë korruptive të drejtuar nga kryeministri me qëllim marrjen e 19.000 m2 pronë publike.

Shikoni skemën se si kryeministri Rama kërkon të fshehë edhe këtë rast korruptiv nëpërmjet pronarëve fiktive dhe zinxhirit të kompanive guackë.

SKEMA- Rama po përdor zinxhir kompanish guackë për të

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.