E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti socialist  Bujar Çela shkon në SPAK
Lajme

Deputeti socialist Bujar Çela shkon në SPAK

Deputeti socialist i Lushnjes, Bujar Çela u paraqit ditën e sotme në SPAK  për tu pyetur lidhur me shpërthimin që ndodhi në kapanonin e tij ku humbën jetën babë e bir dhe u plagosën 7 të tjerë.

Dosja për shpërthimin e ndodhur me 1 mars 2024 në kapanonin e deputetit socialist Bujar Çela në Lushnjë me dy viktimë u kalua nga prokuroria e Lushnjes në SPAK për hetime të mëtejshme.

Prokuroria ngriti dyshime për  3 akuza ndaj deputetit socialist. Konkretisht ndërtim pa leje, shkelje e rregullave në punë dhe shkatërrim i pronës nga pakujdesia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.