E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti Sula akuza PS: Ekonomia në ditët më të zeza, gënjeni shqiptarët me rritje pagash për fushatë
Flash

Deputeti Sula akuza PS: Ekonomia në ditët më të zeza, gënjeni shqiptarët me rritje pagash për fushatë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka lëshuar akuza në drejtim të maxhorancës, ndërsa theksoi se janë gati që të taksojnë jo vetëm hirrën, por dhe frymën e shqiptarëve. 

Nga Kuvendi ai tha se ekonomia shqiptare është në ditët e saj më të zeza. 

“Faleminderit zonja kryetare për këshillën dhe si nxënës të klasës së parë do i kemi parasysh. Pyetje kam për maxhorancës; pse e vutë taksën e hirrës ju para një viti. Ju nuk lini gjë pa rënë në tokë, edhe hirrën dhe frymën e taksoni. Nuk jemi kundër të hiqet kjo taksë. Po hiqni taksën për karburantet, hiqni taksën për fermerët, që po vuajnë çdo ditë. A ishin këtu në 23 dhjetor për rialokimin e fondit që kishte ngelur dhe kërkuam që t’ja jepnit fermerëve. Banka Botërore, FMN e radhisin Shqipërisë si vendi më i varfër deri në 2028-ën. Më gjeni një raport që ju të keni diçka pozitive. Ekonomia shqiptare është në ditët e saj më të këqija. Rrugët që keni marrë është e gabuar. Atë rritjen e pagës po e bëni tani për fushatë. Rreni, mashtroni për fushatë. Por kishit kohë para disa vitesh. Është për të ardhur keq. S’ka për të pasur parlament deri në fushatë, se e keni mendjen te zgjedhja. Jo mo jo, duhet të bëhet seancë çdo javë. Mos e mbyllni parlamentin, pasi parlamenti nuk duhet të ndërpresë punimet me rregullore.”, tha Sula

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.