E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti Sula i jep “xhaketën e të burgosurit” ministrit Manja: I keni lënë njerëzit në burg me rroba shtëpie, bëni tender të vishen me “Hugo Boss”
Lajme

Deputeti Sula i jep “xhaketën e të burgosurit” ministrit Manja: I keni lënë njerëzit në burg me rroba shtëpie, bëni tender të vishen me “Hugo Boss”

Deputeti i PD Dashnor Sula mori fjalën sërish në parlament. Ai tha se qeveria vetëm bën tendera dhe se me anë të tyre vjedh. Sula, që ishte veshur sot me rroba burgu, tha se në të gjithë botën të burgosurit kanë veshjen e tyre dhe se vetëm në Shqipëri, ata që janë në burg marrin veshje nga shtëpia.

Ai propozoi që qeveria të bëjë një tender për rrobat e të burgosurve. Ndërsa, i dorëzoi “xhaketën e të burgosurit” që mbante veshur ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Dashnor Sula: Tmerri juaj është Sky Ecc. Ju nuk doni opozitën, sepse nuk doni që të dalin lakrat në shesh.Tmerri juaj është Sky e Enchro, ku flisni me kriminelë. Bëni tendera vetëm për vjedhje.

Edhe do u thosha edhe diçka. Në të gjithë botën, të burgosurit janë me veshjet e tyre, ndërsa tek ne kanë rrobat e tyre që i marrin nga shtëpitë. Bëni ndonjë tender për të burgosurit që të vishen me Hugo Boss. Së paku ata të burgosur të shkretë të veshin një palë rroba.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.