Deputetja demokrate: Shpërthimi me eksploziv që ndodhi në shtëpinë e kryetarit të PD në Lezhë, akt terrorist
Deputetja demokrate, Lindita Metaliaj e ka konsideruar një akt terrorist shpërthimin me tritol në banesën e kryetarit të PD-së në fshatin Ungrej të Lezhës.
Në një postim në Facebook, ajo shkruan se ky shpërthim “të bën të dyshosh për pistën e hakmarrjes politike”,duke shtuar se Preng Pjetri ishte më banesë me nënën e moshuar dhe bashkëshorten e tij kur ndodhi ngjarja.
Lindita Metaliaj theksoi se “dënojmë burracakërinë e vendosjes së eksplozivit në shtëpinë e z. Pjetri, një akt kundër ligjeve të shtetit dhe Kanunit të maleve”.
Ndërsa iu drejtua qytetarëve të Lezhës duke thënë: “Ata që duan të mbjellin panik janë në panik nga humbja e sigurtë me 14 maj, dhe atë ditë do të marrin edhe përgjigjen që meritojnë nga vota juaj”.
Postimi i plotë:
🆘Një shpërthim me eksploziv rreth orës 2 pas mesnatës, ka dëmtuar keqas shtëpinë e Preng Ndue Pjetrit, kryetar i PD në fshatin Ungrej.
Pjetri ka qenë në banesë me bashkëshorten dhe nënën e moshuar kur ka ndodhur shpërthimi.
❌Akti terrorist i mesnatës të bën të dyshosh për pistën e hakmarrjes politike. Takimi entuziast në Lezhë i kryetarit të PD Sali Berisha në prezantimin e kandidatit për Kryetar Bashkie Pashk Gjoni, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i seksionit Ungrej Pjetri, me shumë bashkëfshatarë, ka angazhuar me sulme verbale shumë patronazhistë e aktivistë të Rilindjes dhe të emëruarit 6 % në krye të Bashkisë Lezhë.
Dhuna verbale pasohet gjithmonë nga dhuna materiale.
📍Ndërkohë që nuk duam të arrijmë në përfundime, i bëjmë thirrje policisë dhe strukturave ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre, të hetojnë dhe të çojnë pas hekurave si dorasët ashtu dhe porositësit e këtij akti terrorist.
📍E dënojmë burracakërinë e vendosjes së eksplozivit në shtëpinë e z. Pjetri, një akt kundër ligjeve të shtetit dhe Kanunit të maleve.
Demokratëve dhe qytetarëve të Lezhës u bëjmë thirrje të mos kenë frikë.
Ata që duan të mbjellin panik janë në panik nga humbja e sigurtë me 14 maj, dhe atë ditë do të marrin edhe përgjigjen që meritojnë nga vota juaj.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


