E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetja e LSI denoncon deputetin socialist: Babai i tij është paguar nga inceneratorët 10 mln lekë në muaj
Publik News

Deputetja e LSI denoncon deputetin socialist: Babai i tij është paguar nga inceneratorët 10 mln lekë në muaj

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka ka denoncuar sot babain e deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako, për aferën e inceneratorëve.

1

Në një postim në rrjetet sociale, duke publikuar edhe dy dokumente, Silva Caka pyet “a po fshihet babai i Alqit?”.

“Po babai Alqit që është paguar nga Inceneratorët 10 mln leke/muaj po fshihet??”.

“Po Alqi po vrapon??? Apo është ulur këmbëkryq në Parlamentin Shqiptar??? Nëse doni prova, i keni mu në mes të Kuvendit!!!”, e mbyll reagimin ish deputetja e LSI-së.

Reagimi i saj vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arrest ndaj ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Ndërsa GJKKO ka caktuar masat e sigurisë “arrest në burg” për dy administratorët e kompanive të përfshira në inceneratorin e Elbasanit, Klodian Zoto dhe Silva Gugallia.

“Po Alqi po vrapon?”, është pyetja e ish deputetes, e cila lidhet me reagimin e ambasadores amerikane Yuri Kim pas veprimet të SPAK.

“Veprimet e SPAK, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. Mund të vraponi por nuk mund t’i fshiheni më ligjit. Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete”, shkruajti ambasadorja Yuri Kim në Twitter.

2
1
2
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.