E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetja e LSI: Policia më dhunoi kur po ndihmoja një grua e cila kishte…
Lajme

Deputetja e LSI: Policia më dhunoi kur po ndihmoja një grua e cila kishte…

Deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka akuzuar policinë se ka ushtruar dhunë ndaj ndaj saj në protestën e opozitës përpara Kuvendit.

Ligjvënësja 22-vjeçari pësoi lëndime në krah në momentin kur turma e protestuesve u përplas me kordonin e policisë. Kërpaçi rrëfen se ka shkuar të ndihmojë një grua e cila kishte probleme mjekësore kur është goditur nga policia.

“Shkova t’i jepja ndihmë një gruaje që nuk ndjehej mirë, ishte e sëmurë dhe në atë moment na merr përpara turma e policëve. Dhe më pas e kam parë veten të larë në gjak. Kjo është një situatë e jashtëzakonshme, një situatë ku kryeministri i këtij vendi, një kryebandit, dhunon qytetarët e tij. Policia nuk mund të dhunojë qytetarët e vendit tonë, deputetja Felaj tha se Kërpaçi u dhunua nga policia se ata nuk e njihnin që ishte deputete. Pra, kjo për atë ishte një gjë normale. Përballë kësaj situate të jashtëzakonshme, ku kryeministri tregoi me anë të votimit se interesat parësore janë ato të tijat dhe të banditëve”, u shpreh Kërpaçi për Report Tv.

Deputetja e LSI tha gjithashtu se opozita do vijojë protestat kundër qeverisë. “Ne bashkë me popullin e lirë do protestojmë për të drejtat tona. Urdhëroi arrestimin e 12 djemve dhe vajzave, 12 të rinjve sepse ata folën. Janë shoqëruar dhe janë mbajtur në komisariat”, tha ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.