E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetja e PD i përgjigjet zv.kryeministrit: Jam Jorida Tabaku, fle e qetë e nuk kam frikë se më zgjon ndonjë thirrje nga SPAK
Lajme

Deputetja e PD i përgjigjet zv.kryeministrit: Jam Jorida Tabaku, fle e qetë e nuk kam frikë se më zgjon ndonjë thirrje nga SPAK

“Më kërcënoi”

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka reaguar ne pergjigje te deklaratave te zv. kryeministrit Arben Ahmetaj. Tabaku teksa i quajti kercenime deklaratat e Ahmetajt, tha se “une fle e qetë e nuk kam frikë se më zgjon ndonjë thirrje nga SPAK”.

Deklarata e deputetes së PD Jorida Tabaku: 

Nuk është këtu zotëruia që më kërcënoi por sa për dijeni unë jam Jorida Tabaku e kam për krenari që vij nga dy familje shumë të mëdha.

Ka 9 vite që është në pushtet e ka qenë përballë meje me vite me radhë dhe në komision ekonomie e ne komisionin e inceneratorëve.

Unë fle e qetë gjumin nuk kam frikë se më zgjon ndonjë thirrje nga SPAK.

Nëse do të hetojë të vazhdojë ka gjithë fuqinë e shtetit po mua nuk më intimidon as më kërcënon dot, ashtu si nuk më ka intimiduar e kërcënuar dot me çdo mënyrë që është përpjekur në komisionin e inceneratorëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.