E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetja e PD:Në kaq vite qeveria 0 lekë dëmshpërblim per banorët
Politikë

Deputetja e PD:Në kaq vite qeveria 0 lekë dëmshpërblim per banorët

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, është takuar me familjet e Bregut të Lumit, që nuk kanë marrë akoma dëmshpërblim për banesat e shembura për Bulevardin e ri. Tabaku tha se në kaq vite, qeveria nuk ka marrë asnjë masë për dëmshpërblimin e tyre.

“Jemi në zgjatimin e  Bulevardit, – tha Tabaku, –  në zonën që prek njesinë 8 dhe 9. Për këtë projekt z. Basha në 2012 siguroi fondet për zhvillimin, e cila sot nuk është e zhvilluar: pa shkolla, pa rrugë; për energjinë elektrike është investuar vetë nga banorët.

Por, këtë bekim që i erdhi zonës, megjithëse në bashki deri në vitin 2013 në bashkëpunim me qeverinë ne bëmë të gjithë vlerësimin e pronës, përgatitëm VKM për një pjesë të madhe të banorëve për lotin e parë dhe të dytë, nga viti 2013 kur qeveria ndryshoi, nuk është marë asnjë masë për të bërë VKM-në për dëshmpërblimin e banorëve të pjesës së fundit të bulevardit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.