E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetja e PS, kundër rolit të Avokatit të Popullit në veting
Publik News

Deputetja e PS, kundër rolit të Avokatit të Popullit në veting

Avokatja e Popullit u paraqit dje para Komisionit të Ligjeve për të bërë një pasqyrë të të gjitha realizimeve, por edhe mangësive të shfaqura në kuadër të raportimit vjetor.

Pas raportimit të Erinda Ballancës, relatorja e rezolutës për Avokatin e Popullit, Vasilika Hysi, kishte rezervuar disa vërejtje në lidhje me veprimtarinë e këtij institucioni në raport me organet e reja të drejtësisë.

 

Në fjalën e saj, Hysi theksoi se gjatë vitit të shkuar Avokati i Popullit i ka tejkaluar përcaktimet që i janë dhënë me ligj, duke ndërhyrë në mbledhjet e KED-it. “Më ka shqetësuar në raport një shprehje ku thuhet për marrëdhënien e Avokatit të Popullit me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Në fjalën e saj, avokatja përmendi që po monitoron edhe organet e vetingut. Referuar nenit 233 të ligjit për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, thuhet se Avokati i Popullit merr pjesë në mbledhje, pra është monitorues, nuk është pjesëmarrës aktiv. Nga raportet rezulton që Avokati i Popullit nuk monitoron, por ndërhyn, pra është bërë pjesë aktive e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Këtë fakt e konstatojnë edhe disa autoritete të larta të shtetit, të cilat në fjalët e tyre kërkojnë dhe bëjnë thirrje për Avokatin të Popullit që ai të dëgjohet dhe rekomandimet e tij të merren në konsideratë. Ky është një kuptim i gabuar i ligjit”, tha Hysi.

Sipas deputetes socialiste, ndërhyrja e Avokatit në këto mbledhje është përtej kompetencave që i ka dhënë ligji, që sipas saj i jep të drejtë vetëm monitorimin dhe hartimin e një raporti, të cilin më pas ia dërgon Kuvendit. Më tej, ajo theksoi se Avokati i Popullit ka shumë punë në drejtim të të drejtave të njeriut, që të merret edhe me këto çështje që nuk i janë dhënë me ligj.

“Po ju lexoj nenin 233 të ligjit, paragrafin e parë, ‘Mbledhjet e KEDit janë të mbyllura, Avokati i Popullit merr pjesë në mbledhje, nuk thotë, as diskuton, as orienton politikëbërjen, por ai bën një raport dhe këtë raport ia paraqet Kuvendit të Shqipërisë, apo institucioneve të tjera. Kjo është një çështje që vlen të diskutohet. E dyta, Avokatja e Popullit përmendi në fjalën e saj që po bën një raport për monitorimin e organeve të vetingut. Në dijeninë time, ligji ia ka lënë këtë përgjegjësi Kuvendit të Shqipërisë dhe kemi një institucion të pavarur që varet nga Kuvendi dhe që raporton në lidhje me organizimin e ngritjen e institucioneve të reja. Nuk e di se ku e ka parë bazën ligjore Avokati i Popullit, që një pjesë të mirë të energjive të tij i shpenzon tek organet e vetingut, kur sapo e tha avokatja që ka mungesë të kapaciteteve për të kryer si duhet disa detyra. Referuar Kushtetutës, Avokati i Popullit ka për mision të trajtojë të gjitha rastet e shkeljes së të drejtave të njeriut nga administrata publike, pra funksionet e Avokatit të Popullit janë të mirëpërcaktuara në ligj. Kemi mjaftueshëm probleme me administratën, minoritetet, grupet e margjinalizuara…”, u shpreh deputetja Vasilika Hysi në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.