E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetja e PS: Nismë e përgjegjshme për të verifikuar sa të forta i kemi godinat
Politikë

Deputetja e PS: Nismë e përgjegjshme për të verifikuar sa të forta i kemi godinat

Ka qëllim të mbrojë jetët e njerëzve

Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka ka folur ditën e sotme në lidhje me projektvendimin e qeverisë që i hap rrugë shembjes së ndërtesave të ndërtuara më shumë se 50 vite më parë.

Bushka u shpreh  se nisma ka për qëllim verifikimin e sigurisë së këtyre ndërtesave dhe bëhet për të mbrojtur jetët e njerëzve.

“Nuk jam njohur. Mund të jetë një nismë e qeverisë shqiptare, Unë kam qenë një nga shkrueset e ligjet për rindërtimin. Atëherë kemi konstatuar se ka disa ndërtesa të vjetra që pavarësisht se janë prekur apo jo nga tërmeti duhen ekspertuar për sigurinë e tyre.

Nisma për të bërë verifikimin e sigurisë së ndërtesave. Është një nismë e përgjegjshme për të verifikuar sa të forta i kemi godinat. Shqetësimet e tjera janë më shumë gjykime se bazohen vërtetë në atë që përmban nisma.

Gjykoj që qëllimi i nismës do të jetë verifikimi i sigurisë që ne kemi në ndërtesat e vjetra të cilat duhet të njihen edhe të merren masat përkatëse për të mbrojtur jetën e njerëzve në rastet e fatkeqësive natyrore. Nuk e ndaloj dot opozitën që të gjejë mënyrën e vet për të bërë opozitën. Ne jemi këtu. Qëllimi i nismës duhet të jetë në vijim të ligjit që bëmë për rindërtimin. Bëhet për të mbrojtur jetën e njerëzve”,deklaroi ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.