Deputetja e PS: Nuk e lëshojmë kryeministrinë, ja për çfarë dialogojmë
Deputetja e PS, Milva Ekonomi deklaroi se ata nuk janë të gatshëm të shkojnë në qeveri teknike.
“Ne nuk jemi të gatshëm të lëshojmë kryeministrin, sepse nuk ka asnjë arsye. Nëse e kaluam një herë eksperiencën e marrëveshjes me kryetarin e opozitës, u dhamë atyre mundësinë për të pranuar zgjedhje legjitime , nuk besoj se kjo formulë funksionon prapë. Ne jemi gati të ulemi të flasim për kodin zgjedhor, ne jemi gati të ulemi për të bërë paketën e integrimit për në BE.”-tha Ekonomi e ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila në Ora News.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



