E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetja socialiste e pikëlluar nga humbja e vëllait: Më thërmove zemrën në 1000 pjesë o Tonçe
Lajme

Deputetja socialiste e pikëlluar nga humbja e vëllait: Më thërmove zemrën në 1000 pjesë o Tonçe

Një aksident tragjik i ndodhur mbrëmjen e djeshme në tunelin Tiranë-Elbasan i ka marrë jetën vëllait 37-vjeçar të deputetes së Partisë Socialiste Blerina Gjylameti.

Viktima Elton Macolli punonte si ushtarak në bazën ajrore të helikopterëve në Farkë.

Ai humbi jetën pasi makina me të cilën udhëtonte u përfshi nga flakët pas përplasjes me një kamion, drejtuesi i të cilit është identifikuar si D.SH., 33-vjeç.

Ndërkohë nuk ka munguar edhe mesazhi i deputetes në rrjetet sociale, ku shpreh dhimbjen e madhe për humbjen e të vëllait.

“Më thërmove zemrën në 1000 pjesë o Tonçe. Thonë që Zoti zgjedh më të mirët , por a nuk kishte marrë mjaftueshëm tek unë?”, shkruan Gjylameti.

Kjo është tragjedia e dytë brenda pak kohësh në familjen e deputetes socialiste. Reth 1 vit më parë ajo ka humbur edhe një motër.

Deputetja me vëllain që nuk jeton më:

Image

Ja si përfundoi makina e Elton Macollit pas aksidentit:

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.