E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetja Tabaku për 14 majin: Nuk është e drejtë që kandidatët si Igli Cara të dalin me logo të partive të tjera
Politikë

Deputetja Tabaku për 14 majin: Nuk është e drejtë që kandidatët si Igli Cara të dalin me logo të partive të tjera

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë  se çdo kandidat ka të drejtë që të përfaqësohet në zgjedhjet e 14 Majit, me siglën e PD, teksa përmendi rastin e demokratit Igli Cara.

“Që nga shtatori kam thënë që PD duhet të jetë bashkë. 3 marsi ka qenë ditë rutinë, pasi nuk i jep zgjidhje një vendim gjykate situatës. Është e pandershme për këto 32 vite. Kam përgjegjësi të madhe politike. Çfarë i duhet një votuesi se çfarë ndodh në politikën e Tiranës? U duhet një kandidat. Ka gjëra më të rëndësishme se pushteti personal. A kemi në një ofertë para PS? Nuk mendoj se ka kandidatë më të mirë se në Durrës se Igli Cara. Nuk është e drejtë që Igli Cara të dalë me një sigël tjetër. Është deputet i kësaj partisë dhe i takon të përfaqësohet nga PD. Kjo kërkon zgjedhje politike dhe vendim politik.

Këtu nuk bëhet fjalë se kush do drejtojë fushatën elektorale. Sfidat që ka Shqipëria është liria e mediave. Kemi dhe raportin e BIRN për gjobat që marrin mediat dhe pagën minimale. Pakoja e madhe e Vitit të Ri, nuk do të zbatohet pasi financat nuk janë në gjendje të mirë”, tha Tabaku.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.