E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deri tani 457 afganë në Shqipëri/ Kryeministri Rama: U shpërngulën nga lufta dhe u mikpritën këtu.
Publik News

Deri tani 457 afganë në Shqipëri/ Kryeministri Rama: U shpërngulën nga lufta dhe u mikpritën këtu.

Me anë të një postimi, kreu i qeverisë thotë se këta qytetarë janë shpërnguluar nga lufta dhe janë mikëpritur në vendin tonë. Sipas tij, në gjithë   opinionin ndërkombëtar, tashmë po flitet me admirin për Shqipërinë e besës.

“Arrin në 457 numri i afganëve që shpërngulen nga lufta dhe mikpriten në Shqipërinë e besës e të respektit për kujtesën, traditën, vetveten, për të cilën sot flitet me admirim në gjithë opinionin ndërkombëtar”, shkruan Rama.

Vetëm në orët e fundit në vendin tonë mbërritën dy avionë, njëri me 154 pasagjerë nga Afganistani dhe tjetri me 28.

Ata do të strehohen në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës. Mes tyre ka edhe fëmijë.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria do të strehojë përkohësisht rreth 4 mijë afganë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.