E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dervishaj dhe Meçaj përgënjeshtrojnë policinë: Erdhëm vetë nga Dubai për t’u përballur me drejtësinë
Lajme

Dervishaj dhe Meçaj përgënjeshtrojnë policinë: Erdhëm vetë nga Dubai për t’u përballur me drejtësinë

Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçaj kanë nxjerrë blof policinë gjatë dhënies së masave të sigurisë ndaj tyre.

Dervishaj dhe Meçaj janë shprehur para gjyqtares Rudina Palloj se ata kanë ardhur vetë në Shqipëri, që të përballur me drejtësinë dhe se nuk janë ekstraduar nga policia.

Gjatë fjalës së tyre, ata kanë kërkuar masa më të buta sigurie pasi sipas tyre nuk kanë rrezik ikje, përderisa në Shqipëri kanë ardhur me dëshirën e tyre.

Në seancën ishte i pranishëm si përfaqësues i SPAK, vetë drejtuesi Altin Dumani, i cili ka kërkuar edhe masat e sigurisë ndaj dy të arrestuarve.

Gjykata vendosi që ti lejë ata në arrest me burg, ndërsa më herët avokatët kërkuan kohë të njihen me aktet.

Deri më tani, policia nuk ka bërë publike se, si dy të shumëkërkuar kanë mbërritur në Shqipëri dhe ju dorëzuan autoriteteve shqiptare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.