E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dervishi: Presidenti Bajram Begaj në ‘hetim paraprak’ nga SPAK! Rezulton në të paktën 3 dokumenta
Lajme

Dervishi: Presidenti Bajram Begaj në ‘hetim paraprak’ nga SPAK! Rezulton në të paktën 3 dokumenta

Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në  në SYRI TV me Sonila Meçon ka folur për zgjedhjen e Bajram Begajt si President i Republikës me 78 vota pro, 4 kundër dhe një abstenim.

Dervishi ka theksuar se Begaj është i përfshirë në aferën e pronave në bregdet dhe se emri i tij rezulton në të paktën tre dokumenta.

Dervishi: Rama thotë se duhet një president normal për ta vendosur përballë Metës si jo normal dhe jo bashkëpunues etj. por kjo nuk qëndron. Personi që kemi sot presienetin tonë ka një dosje në atë që quhen pronat e bregdetit. I janë vërsulur pronave të bregdetit. Prodhojnë miliarda euro dhe këto prona janë në mbrojte të ushtrisë.

Begaj vjen nga i njëjti grup që është përfshirë në këtë aferë. 

Dosja e pronave është një histori e madhe që përfshinë edhe pronat e bregdetit. Kjo histori është e 2016 kur ngrihet një komision nga MM për të nxjerrë nga ushtria bazat detare. Me këtë studim i lihet më pak se 30% e këtyre pronave dhe 70% e tyre janë nxjerrë. Por që kjo të vazhdojë duhet të firmoset nga presidenti por as Nishani as Meta nuk e kanë firmosur.

Këshilli i Ministrave i sheh këto prona si pasuri dhe i ka nxjerrë me anë të një truku.

Të gjithë e dinë që kjo nuk është e ligjshme pasi është një truk, e di dhe ky person që sot është presidenti. Në këtë dosje është edhe Bajaram Begaj që është denoncuar nga Artur Meçollari dhe emri i tij del në të paktën tre dokumenta.

Bajram Bagaj dhe një tjetër janë në hetim paraprak sipas kreut të SPAK Kraja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.